Niveli A2 – Gjermanisht
Pasi te keni krijuar nje baze solide ne gjermanisht me nivelin A1, kursi i gjermanishtes A2 ju ndihmon te çoni aftesite tuaja ne nje nivel me te larte. Ky kurs eshte i pershtatshem per studentet qe deshirojne te ndertojne mbi njohurite e tyre ekzistuese dhe te fitojne me shume besim ne perdorimin e gjuhes, duke perfshire komunikimin ne situata me te komplikuara dhe te perditshme. Ne Akro Center, jemi te perkushtuar te ofrojme mesim cilesor; gjithashtu, ne mbulojme te gjitha grupmoshat dhe nivelet.
Çfare do te mesoni ne nivelin A2:
- Zgjerimi i fjalorit dhe gramatikes:
- Ky kurs fokusohet ne zgjerimin e njohurive tuaja te gramatikes dhe fjalorit, duke perfshire: kohet e ndryshme te foljeve, trajtimin e metejshem te rasteve gramatikore, dhe ndertimin e fjalive me te nderlikuara.
- Do te mesoni te perdorni fraza dhe shprehje qe jane me te pasura ne kuptim, duke permiresuar aftesine tuaj per te komunikuar ne menyre me te sakte dhe te rrjedhshme.
- Aftesia per te zhvilluar biseda te thjeshta dhe te qarta:
- Nje aspekt thelbesor i nivelit A2 eshte aftesia per te biseduar ne gjermanisht ne kontekste te perditshme me komplekse. Ju do te praktikoni situata reale si blerjet, udhetimet, komunikimi me miq dhe kolege, dhe marredheniet ne vendin e punes.
- Do te perqendrohemi ne te foluren dhe degjimin aktiv. Kjo gje do t’ju ndihmoj te perballeni me situata ku nderveproni me folesit e gjuhes gjermane.
- Kuptimi dhe perdorimi i frazave te avancuara ne te folur dhe te shkruar:
- Do te perqendrohemi ne aftesite e kuptimit te teksteve me te nderlikuara, si njoftime, udhezime, dhe tekste te shkurtra. Do te zhvillojme aftesite tuaja te shkrimit per te krijuar mesazhe dhe tekste me te strukturuara.
- Ju do te mesoni te perdorni dhe kuptoni fraza me te avancuara. Ne kete menyre do te jeni ne gjendje te komunikoni mendimet dhe ndjenjat tuaja me qarte dhe me me shume siguri.
- Praktikë intensive ne te katerta aftesite gjuhesore:
- Ky kurs do te perfshije praktika intensive ne degjim, te folur, lexim dhe shkrim. Kjo do t’ju ndihmoje te permiresoni te gjitha aspektet e komunikimit ne gjuhen gjermane. Pra, duke perfshire aftesine per te lexuar dhe kuptuar artikuj te thjeshte, te shkruani letra ose mesazhe, dhe te degjoni dhe kuptoni biseda te thjeshta dhe te qarta.
- Aktivitetet e kursit perfshijne simulime bisedash, pyetje-pergjigje dhe detyra praktike qe pasqyrojne situata reale nga jeta e perditshme.
Pse te zgjidhni kursin e gjermanishtes A2 ne Akro Center?
- Qasja jone interaktive: Ne perdorim metoda te provuara mesimore qe i kombinojne njohurite teorike me praktikat aktive. Leksionet tona jane te strukturuara per te qene sa me terheqese dhe te perfshirshme per te gjithe studentet.
- Pervoja e mesuesve: Kursi drejtohet nga mesues te kualifikuar me pervoje te madhe ne mesimdhenie dhe komunikim ne gjuhen gjermane. Ata jane te perkushtuar per te ndihmuar çdo student te arrije qellimet e tij gjuhesore. Ne nje menyre te personalizuar dhe efektive.
- Qasje e personalizuar: Çdo student ka nevoja te ndryshme ne mesimin e gjuhes! Mesuesit tane do te perqendrohen ne permiresimin e aspekteve te veçanta qe secili student ka me shume nevoje, duke siguruar perparim te qendrueshem dhe efektiv. Do te zhvillohen bazat e marra ne niveli a1
- Praktika dhe pergatitja per certifikime: Per ata qe deshirojne te vazhdojne ne nivelet me te larta ose te marrin pjese ne provime nderkombetare te njohura per certifikimin e njohurive te gjermanishtes … ky kurs do t’ju ndihmoje te ndertoni bazat e duhura per te perballuar sfidat e ardhshme. Gjithashtu do te jeni ne gjendje te komunikoni ne gjermanisht, gjate vizitave turistike.








