Mëso Gjuhën Gjermane me Pedagogë të Kualifikuar
Nëse po kërkon një kurs gjermanisht në Tiranë, je në vendin e duhur. Mësimi i gjuhës gjermane është një investim i zgjuar për të ardhmen, qoftë për arsye studimi, pune apo emigrimi në Gjermani, Austri apo Zvicër. Në qendrën tonë ofrojmë kurse gjermanisht për të gjitha nivelet (A1, A2, B1, B2, C1, C2), me orare të përshtatshme dhe ambiente moderne në zemër të Tiranës.
Pse të zgjedhësh kursin e gjermanishtes në qendrën tonë?
✅ Mësues të kualifikuar me eksperiencë në mësimdhënien e gjermanishtes si gjuhë e huaj
✅ Metoda interaktive të mësimdhënies, të fokusuara në komunikim real
✅ Përgatitje për provime ndërkombëtare si Goethe-Zertifikat, ÖSD, TestDaF
✅ Grupa të vogla dhe vëmendje individuale
✅ Certifikatë në përfundim të kursit, e njohur nga Ministria e Arsimit
Kurse Gjermanisht për të Rritur dhe Fëmijë
Ofruam kurse të ndara sipas grupmoshës dhe qëllimit të mësimit:
Gjermanisht për të rritur – ideale për ata që duan të punojnë apo studiojnë në Gjermani
Gjermanisht për fëmijë – mësim argëtues dhe edukativ që u përshtatet moshave të ndryshme
Gjermanisht për emigrim – përgatitje për jetesën dhe komunikimin në një vend gjermanofolës
Ku ndodhemi?
Qendra jonë ndodhet në një vendndodhje të aksesueshme në Rrugën e Kavajës, Tiranë, në afërsi të zonës së ish-Parkut, duke e bërë të lehtë për çdo banor të Tiranës të ndjekë kursin.
Si të regjistrohesh?
Për të marrë më shumë informacion mbi çmimet, oraret dhe hapjen e grupeve të reja të gjermanishtes, na kontaktoni në:
📞 Tel: +355684040603
📧 Email: [email protected]
📍 Adresa: Rruga e Kavajës, Kompleksi Arlis, Tiranë





